| Chapter 10 |
1 | ``Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: Ai që nuk hyn nëpër derë të vathës së deleve, por ngjitet nga një anë tjetër, ai është vjedhës dhe kusar;
|
2 | kurse kush hyn nëpër derë është bariu i deleve.
|
3 | Atij ia hap portieri; delet e dëgjojnë zërin e tij, dhe ai i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë.
|
4 | Dhe, pasi i ka nxjerrë delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin, sepse njohin zërin e tij.
|
5 | Por nuk ndjekin asnjë të huaj, por do të ikin larg tij, sepse nuk e njohin zërin e të huajve``.
|
6 | Jezusi u tha atyre këtë shëmbëlltyrë, por ata nuk morën vesh për çfarë po u fliste.
|
7 | Prandaj Jezusi u tha atyre përsëri: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve.
|
8 | Të gjithë ata që erdhën para meje janë vjedhës e kusarë; por delet nuk i kanë dëgjuar.
|
9 | Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet; do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.
|
10 | Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.
|
11 | Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet.
|
12 | Kurse rrogëtari, që nuk është bari, dhe delet nuk janë të vetat, sheh ujkun që po vjen, i braktis delet dhe ikën; dhe ujku i rrëmben dhe i shpërndan delet.
|
13 | Rrogëtari ikën, sepse është rrogëtar dhe nuk do t`ia dijë për delet.
|
14 | Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua,
|
15 | ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet.
|
16 | Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t`i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.
|
17 | Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri.
|
18 | Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im``.
|
19 | Atëherë lindi përsëri një përçarje midis Judenjve për shkak të këtyre fjalëve.
|
20 | Dhe shumë nga ata thoshnin: ``Ai ka një demon dhe nuk është në vete; përse e dëgjoni?``.
|
21 | Të tjerë thoshnin: ``Këto nuk janë fjalë të një të demonizuari; a mundet një demon t`ua hap sytë të verbërve?``.
|
22 | U kremtua festa e Kushtimit në Jeruzalem, dhe ishte dimër.
|
23 | Dhe Jezusi po ecte në tempull, nën portikun e Salomonit.
|
24 | E rrethuan, pra, Judenjtë dhe i thanë: ``Deri kur do të na mbash pezull? Nëse je Krishti, na e thuaj haptas``.
|
25 | Jezusi u përgjigj atyre: ``Unë jua kam thënë, por ju nuk besoni; veprat që bëj në emër të Atit tim, janë ato që dëshmojnë për mua.
|
26 | Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë.
|
27 | Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin;
|
28 | dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t`i rrëmbejë nga dora ime.
|
29 | Ati im, që m`i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t`i rrëmbejë nga dora e Atit tim.
|
30 | Unë dhe Ati jemi një``.
|
31 | Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë.
|
32 | Jezusi u përgjigj atyre: ``Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?``.
|
33 | Judenjtë u përgjigjën duke thënë: ``Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi``.
|
34 | Jezusi u përgjigj atyre: ``A nuk është shkruar në ligjin tuaj: "Unë thashë: Ju jeni perëndi"?
|
35 | Nëse ai i quan perëndi ata, të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë),
|
36 | ju thoni se ai, që Ati e ka shenjtëruar dhe e ka dërguar në botë, blasfemon, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"?
|
37 | Nëse unë nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni,
|
38 | por nëse i bëj, edhe po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, që të njihni e të besoni se Ati është në mua dhe unë në atë``.
|
39 | Për këtë arsye ata kërkonin përsëri ta kapnin, por ai ikte nga duart e tyre.
|
40 | Dhe shkoi përsëri përtej Jordanit, në vendin ku më parë Gjoni pagëzonte; dhe ndaloi aty.
|
41 | Dhe shumë veta erdhën tek ai dhe thoshnin: ``Gjoni vërtet nuk bëri asnjë shenjë, por gjithçka që Gjoni tha për këtë ishte e vërtetë``.
|
42 | Dhe atje shumë veta besuan në të.
|