| Chapter 11 |
1 | Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj.
|
2 | Maria ishte ajo që e vajosi me vaj erëkëndëshëm Zotin dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj; dhe vëllai i saj, Llazari, ishte i sëmurë.
|
3 | Prandaj motrat i dërguan fjalë Jezusit: ``Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë``.
|
4 | Dhe Jezusi si dëgjoi këto tha: ``Kjo sëmundje nuk është për vdekje, po për lavdinë e Perëndisë, që nëpërmjet saj të përlëvdohet Biri i Perëndisë``.
|
5 | Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin.
|
6 | Kur dëgjoi se Llazari ishte i sëmurë, qëndroi edhe dy ditë në vendin ku ishte.
|
7 | Pastaj u tha dishepujve: ``Të kthehemi përsëri në Jude``.
|
8 | Dishepujt i thanë: ``Mësues, pak më parë Judenjtë kërkonin të të vrisnin me gurë dhe ti po shkon përsëri atje?``.
|
9 | Jezusi u përgjigj: ``Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës? Kur dikush ecën ditën, nuk pengohet, sepse sheh dritën e kësaj bote,
|
10 | por nëse dikush ecën natën, pengohet, sepse drita nuk është në të``.
|
11 | Mbasi i tha këto gjëra, shtoi: ``Mikun tonë, Llazarin e ka zënë gjumi, por unë po shkoj ta zgjoj``.
|
12 | Atëherë dishepujt e tij thanë: ``Zot, po të flejë, do të shpëtojë``.
|
13 | Por Jezusi u kishte folur për vdekjen e tij, kurse ata pandehnin se kishte folur për fjetjen e gjumit.
|
14 | Atëherë Jezusi u tha atyre haptas: ``Llazari ka vdekur.
|
15 | Edhe unë gëzohem për ju që nuk isha atje, që të besoni; por le të shkojmë tek ai``.
|
16 | Atëherë Thomai, i quajtur Binjaku, u tha bashkëdishepujve: ``Të shkojmë edhe ne, që të vdesim me të``.
|
17 | Kur arriti Jezusi, pra, gjeti që Llazari ishte që prej katër ditësh në varr.
|
18 | Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit.
|
19 | Dhe shumë Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t`i ngushëlluar për vëllanë e tyre.
|
20 | Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi.
|
21 | Marta i tha Jezusit: ``Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur,
|
22 | por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t`i japë``.
|
23 | Jezusi i tha: ``Yt vëlla do të ringjallet``.
|
24 | Marta i tha: ``E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit``.
|
25 | Jezusi i tha: ``Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.
|
26 | Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?``.
|
27 | Ajo i tha: ``Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë``
|
28 | Dhe, si tha kështu, shkoi të thërrasë fshehtas Marinë, motrën e saj, duke thënë: ``Mësuesi është këtu dhe po të thërret``.
|
29 | Posa e dëgjoi, ajo u çua me nxitim dhe erdhi tek ai.
|
30 | Por Jezusi ende nuk kishte arritur në fshat, por ndodhej në vendin ku Marta e kishte takuar.
|
31 | Prandaj Judenjtë që ishin me të në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se Maria u çua me nxitim dhe doli, e ndoqën, duke thënë: ``Ajo po shkon te varri për të qarë aty``.
|
32 | Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë: ``Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur``.
|
33 | Atëherë Jezusi, kur pa se ajo dhe Judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u psherëtiu në frymë dhe u trondit,
|
34 | dhe tha: ``Ku e keni vënë?``. Ata i thanë: ``Zot, eja e shih!``.
|
35 | Jezusi qau.
|
36 | Atëherë Judenjtë thanë: ``Shih, sa e donte!``.
|
37 | Por disa nga ata thanë: ``Ky, që i hapi sytë të verbërit, s`mund të bënte që ky të mos vdiste?".
|
38 | Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.
|
39 | Jezusi tha: ``Hiqni gurin!``. Marta, motra e të vdekurit, i tha: ``Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh``.
|
40 | Jezusi i tha: ``A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?``.
|
41 | Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: ``O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar.
|
42 | Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar``.
|
43 | Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: ``Llazar, eja jashtë!``.
|
44 | Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: ``Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!``.
|
45 | Atëherë shumë nga Judenjtë, që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjithçka kishte bërë Jezusi, besuan në të.
|
46 | Por disa nga ata shkuan te farisenjtë dhe u treguan atyre ç`kishte bërë Jezusi.
|
47 | Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: ``Ç`të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja.
|
48 | Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë``.
|
49 | Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: ``Ju nuk kuptoni asgjë;
|
50 | dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi``.
|
51 | Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin,
|
52 | dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t`i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.
|
53 | Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.
|
54 | Për këtë arsye Jezusi nuk ecte më haptasi midis Judenjve, por u tërhoq në një krahinë afër shkretëtirës, në një qytet që quhej Efraim dhe aty rrinte me dishepujt e tij.
|
55 | Dhe Pashka e Judenjve ishte afër dhe shumë veta nga ajo krahinë u ngjitën në Jeruzalem përpara Pashkës për t`u pastruar.
|
56 | E kërkonin, pra, Jezusin dhe, duke qëndruar në tempull, thoshnin në mes tyre: ``Si ju duket juve? A do të vijë ai për festë?``.
|
57 | Krerët e priftërinjve dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër që, po ta dinte ndokush se ku ishte ai, të sinjalizonte që ta kapnin.
|