| Chapter 12 |
1 | Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.
|
2 | Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.
|
3 | Atëherë Maria mori një liber vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji.
|
4 | Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha:
|
5 | ``Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t`u jepej fitimi të varfërve?``.
|
6 | Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç`shtinin atje brenda.
|
7 | Jezusi, pra, tha: ``Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.
|
8 | Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë``.
|
9 | Ndërkaq një turmë e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetëm për shkak të Jezusit, por edhe për të parë Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej së vdekurish.
|
10 | Atëherë krerët e priftërinjve vendosën ta vrasin edhe Llazarin,
|
11 | sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.
|
12 | Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem,
|
13 | mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: ``Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!``.
|
14 | Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar:
|
15 | ``Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!``.
|
16 | Dishepujt e tij nuk i kuptuan për momentin këto gjëra, po, kur Jezusi ishte përlëvduar, atëherë u kujtuan se këto gjëra ishin shkruar për të, dhe që i kishin bërë këto gjëra për të.
|
17 | Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të.
|
18 | Prandaj turma i doli përpara, sepse kishte dëgjuar se ai kishte bërë këtë shenjë.
|
19 | Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: ``A e shihni se s`po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij``.
|
20 | Dhe midis atyre që ishin ngjitur për të adhuruar gjatë festës ishin edhe disa Grekë.
|
21 | Ata, pra, iu afruan Filipit, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë: ``Zot, duam të shohim Jezusin``.
|
22 | Filipi shkoi e ia tha Andreas; dhe përsëri Andrea dhe Filipi ia thanë Jezusit.
|
23 | Por Jezusi u përgjigj atyre duke thënë: ``Ora ka ardhur, në të cilën Biri i njeriut duhet të përlëvdohet,
|
24 | Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt!
|
25 | Kush e do jetën e vet do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme.
|
26 | Në qoftë se dikush më shërben, të më ndjekë; dhe ku jam unë, atje do të jetë dhe shërbëtori im; në qoftë se dikush më shërben, Ati im do ta nderojë.
|
27 | Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë? Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë.
|
28 | O Atë, përlëvdo emrin tënd!`` Atëherë një zë erdhi nga qielli: ``E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!``.
|
29 | Turma, pra, që ishte e pranishme dhe e dëgjoi zërin, thoshte se qe një bubullimë. Të tjerë thoshnin: ``Një engjëll i ka folur!``.
|
30 | Dhe Jezusi u përgjigj dhe tha: ``Ky zë nuk ka ardhur për mua, por për ju.
|
31 | Tani është gjykimi i kësaj bote; tani do të hidhet jashtë princi i kësaj bote!
|
32 | Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t`i tërheq të gjithë tek unë``.
|
33 | Por ai i thoshte këto për të treguar nga ç`lloj vdekje duhet të vdiste.
|
34 | Turma iu përgjigj: ``Ne kemi dëgjuar nga ligji se Krishti mbetet përjetë; tani si mund të thuash ti se Biri i njeriut duhet të ngrihet lart? Kush është ky Bir i njeriut?``.
|
35 | Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Drita është me ju edhe për pak kohë; ecni gjersa keni dritë, që të mos ju zërë errësira; kush ecën në errësirë nuk di se ku shkon``.
|
36 | ``Gjersa keni dritë, besoni në dritë, që të bëheni bij të dritës``. Këto gjëra tha Jezusi; pastaj u largua dhe u fsheh prej tyre.
|
37 | Ndonëse kishte bërë shumë shenja para tyre, ata nuk besonin në të,
|
38 | që të përmbushej fjala e profetit Isaia që tha: ``Zot, kush i ka besuar predikimit tonë? Dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?``.
|
39 | Prandaj ata nuk mund të besonin, sepse Isaia gjithashtu tha:
|
40 | ``Ai i ka verbuar sytë e tyre dhe i ka ngurtësuar zemrat e tyre, që të mos shohin me sy dhe të mos kuptojnë me zemër, të mos kthehen dhe unë të mos i shëroj``.
|
41 | Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e tij dhe foli për të.
|
42 | Megjithatë, edhe midis krerëve, shumë besuan në të; por, për shkak të farisenjve, nuk e rrëfenin, për të mos qenë të përjashtuar nga sinagoga,
|
43 | sepse donin lavdinë e njerëzve më tepër, se lavdinë e Perëndisë.
|
44 | Pastaj Jezusi thirri dhe tha: ``Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar.
|
45 | Dhe kush më sheh mua, sheh atë që më ka dërguar.
|
46 | Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.
|
47 | Dhe nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk beson, unë nuk e gjykoj; sepse unë nuk kam ardhur ta gjykoj botën, por ta shpëtoj botën.
|
48 | Kush më hedh poshtë dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon; fjala që kam shpallur do të jetë ajo që do ta gjykojë në ditën e fundit.
|
49 | Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetë më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç`duhet të them e të shpall.
|
50 | Dhe unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme; gjërat, pra, që them unë, i them ashtu siç m`i ka thënë Ati``.
|