| Chapter 19 |
1 | Atëherë Pilati mori Jezusin dhe dha urdhër ta fshikullonin.
|
2 | Dhe ushtarët thurrën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye dhe i veshën siper një mantel të purpurt,
|
3 | dhe thoshnin: ``Tungjatjeta, o mbret i Judenjve``; dhe i binin me shuplaka.
|
4 | Pastaj Pilati doli përsëri dhe u tha atyre: ``Ja, po jua nxjerr jashtë, që ta dini se nuk gjej në të asnjë faj``.
|
5 | Jezusi, pra, doli, duke mbajtur kurorën prej gjembash dhe mantelin e purpurit. Dhe Pilati u tha atyre: ``Ja njeriu!``.
|
6 | Kur e panë krerët e priftërinjve dhe rojet, filluan të bërtasin, duke thënë: ``Kryqëzoje, kryqëzoje!``. Pilati u tha atyre: ``Merreni ju dhe kryqëzojeni, sepse unë nuk gjej në të asnjë faj``.
|
7 | Judenjtë iu përgjigjën: ``Ne kemi një ligj dhe sipas ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë``.
|
8 | Kur Pilati i dëgjoi këto fjalë, kishte akoma më shumë frikë;
|
9 | dhe, si u kthye në pretorium, i tha Jezusit: ``Nga je ti?``. Por Jezusi nuk i dha kurrfarë përgjigje.
|
10 | Për këtë arsye Pilati i tha: ``S`po më flet? ti s`e di që unë kam pushtet të të kryqëzoj dhe pushtet të të liroj?``.
|
11 | Jezusi u përgjigj: ``Ti nuk do të kishe asnjë pushtet përmbi mua, po të mos të qe dhënë prej së larti; prandaj ai që më dorëzoi tek ti ka faj më të madh``.
|
12 | Që nga ai moment Pilati kërkoi ta lironte; por Judenjtë bërtisnin, duke thënë: ``Po e lirove këtë, nuk je mik i Cezarit; kush e bën veten mbret, i kundërvihet Cezarit``.
|
13 | Pilati, pra, kur i dëgjoi këto fjalë, e çoi jashtë Jezusin dhe u ul në selinë e gjykatës, në vendin e quajtur "Kalldrëm", e në hebraisht "Gabatha";
|
14 | tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora e gjashtë; dhe u tha Judenjve: ``Ja mbreti juaj``.
|
15 | Por ata bërtitën: ``Largoje! Largoje! Kryqëzoje!``. Pilati u tha atyre: ``Ta kryqëzoj mbretin tuaj?``. Krerët e priftërinjve u përgjigjën: ``Ne s`kemi mbret tjetër përveç Cezarit!``.
|
16 | Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. Dhe ata e morën Jezusin dhe e çuan tutje.
|
17 | Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit që quhej "Kafka", që në hebraisht quhet "Golgota",
|
18 | ku e kryqëzuan, dhe me të dy të tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anën tjetër, dhe Jezusi në mes.
|
19 | Dhe Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri në kryq; dhe atje ishte shkruar: "JEZUSI NAZAREAS, MBRETI I JUDENJVE".
|
20 | Kështu këtë mbishkrim e lexuan shumë nga Judenjtë, sepse vendi ku u kryqëzua Jezusi ishte afër qytetit; dhe mbishkrimi ishte shkruar hebraisht, greqisht dhe latinisht.
|
21 | Prandaj krerët e priftërinjve të Judenjve i thanë Pilatit: ``Mos shkruaj: "Mbreti i Judenjve", por se ai ka thënë: "Unë jam mbreti i Judenjve"``.
|
22 | Pilati u përgjigj: ``Atë që kam shkruar, e kam shkruar!``.
|
23 | Dhe ushtarët, mbasi e kishin kryqëzuar Jezusin, morën rrobat e tij dhe bënë katër pjesë, një pjesë për çdo ushtar, dhe tunikën. Por tunika ishte pa tegel, e endur një copë nga maja e deri në fund.
|
24 | Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: ``Nuk e grisim, por hedhim short kujt t`i bjerë``; që të përmbushej Shkrimi, që thotë: ``I ndanë midis tyre rrobat e mia, dhe hodhën short për tunikën time``. Ushtarët, pra, i bënë këto gjëra.
|
25 | Por afër kryqit të Jezusit, qendronin nëna e tij dhe motra e nënës së tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë.
|
26 | Atëherë Jezusi, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së tij: ``O grua, ja biri yt!``.
|
27 | Pastaj i tha dishepullit: ``Ja nëna jote!``. Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e vet.
|
28 | Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: ``Kam etje!``.
|
29 | Por aty ishte një enë plot me uthull. Pasi shtinë një sfungjer në uthull dhe e vunë në majë të një dege hisopi, ia afruan te goja.
|
30 | Kur Jezusi e mori uthullën, tha: ``U krye!``. Dhe duke ulur kryet, dha frymën.
|
31 | Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t`u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej.
|
32 | Ushtarët, pra, erdhën dhe ia thyen kërcinjtë të parit dhe pastaj edhe tjetrit që ishte kryqëzuar me të;
|
33 | por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë,
|
34 | por njëri nga ushtarët ia tejshpoi brinjën me një heshtë, dhe menjëherë i doli gjak e ujë.
|
35 | Dhe ai që ka parë, ka dëshmuar për këtë, dhe dëshmia e tij është e vërtetë; dhe ai e di se thotë të vërtetën, që ju të besoni.
|
36 | Këto gjëra në fakt ndodhën që të përmbushet Shkrimi: ``Nuk do t`i thyhet asnjë eshtër``.
|
37 | Dhe akoma një Shkrim tjetër thotë: ``Do të vështrojnë atë që e kanë tejshpuar``.
|
38 | Pas këtyre gjërave, Jozefi nga Arimatea, që ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e Judenjve, i kërkoi Pilatit që mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atëherë ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.
|
39 | Por erdhi dhe Nikodemi, i cili më përpara kishte vajtur te Jezusi natën, duke sjellë një përzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njëqind librash.
|
40 | Ata, pra, e morën trupin e Jezusit dhe e mbështollën në pëlhura liri me erëra të këndëshme, sipas zakonit të varrimit që ndiqnin Judenjtë.
|
41 | Por në atë vend ku ai u kryqëzua ishte një kopsht, dhe në kopsht një varr i ri, në të cilën ende nuk ishte vënë askush.
|
42 | Aty, pra, për shkak të Përgatitjes së Judenjve, e vunë Jezusin, sepse varri ishte afër.
|