| Chapter 10 |
1 | Por në Cezare ishte njëfarë njeriu me emër Kornel, centurion i kohortës, që quhej Italik;
|
2 | ai ishte njeri i perëndishëm dhe që e druante Perëndinë me gjithë shtëpinë e tij; i jepte shumë lëmoshë popullit dhe vazhdimisht i lutej Perëndisë.
|
3 | Ai pa qartë në një vegim, aty nga ora e nëntë e ditës, një engjëll të Perëndisë që hyri tek ai dhe i tha: ``Kornel!``.
|
4 | dhe ai, duke ia ngulur sytë dhe shumë i trembur, i tha: ``Ç`është, Zot?``. Atëherë engjëlli i tha: ``Lutjet e tua dhe lëmoshat e tua, janë ngjitur para Perëndisë, si një kujtesë;
|
5 | tani, pra, dërgo disa njerëz në Jopë dhe thirre Simonin, që e thërrasin Pjetër.
|
6 | Ai gjendet pranë njëfarë Simoni, regjës lëkurësh, që e ka shtëpinë afër detit; ai do të të thotë çfarë duhet të bësh``.
|
7 | Sapo u largua engjëlli që i foli, Korneli thirri dy nga shërbëtorët e tij dhe një ushtar besnik, nga ata që ishin në shërbimin e tij personal,
|
8 | u tregoi çdo gjë dhe i nisi për në Jope.
|
9 | Të nesërmen, ndërsa ata po udhëtonin dhe po i afroheshin qytetit, Pjetri u ngjit në tarracë, rreth orës së gjashtë për t`u lutur.
|
10 | E mori uria dhe donte të hante; dhe, ndërsa ata të shtëpisë po i përgatitnin ushqimin, u rrëmbye në ekstazë;
|
11 | dhe pa qiellin e hapur dhe një send që i përngjante një çarçafi të madh që po zbriste drejt tij; ishte lidhur në të katër cepat dhe kishte zbritur në tokë,
|
12 | dhe brenda tij ishin të gjitha llojet e katërkëmbësheve, bisha, zvarranikë të tokës dhe shpendë qielli.
|
13 | Dhe një zë i tha: ``Pjetër, çohu, ther dhe ha!``.
|
14 | Por Pjetri u përgjigj: ``Kurrsesi, o Zot, sepse unë nuk kam ngrënë kurrë asgjë të papastër ose të ndotur!``.
|
15 | Dhe zëri i tha për të dytën herë: ``Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra``.
|
16 | Kjo ndodhi tri herë; pastaj ai send u ngrit sërish në qiell.
|
17 | Dhe ndërsa Pjetri po mendohej me mëdyshje ç`kuptim mund të kishte vegimi që kishte parë, ja që njerëzit e dërguar nga Korneli, mbasi pyetën për shtëpinë e Simonit, u paraqitën te dera.
|
18 | Dhe thirrën e pyetën nëse Simoni, i mbiquajtur Pjetër, ndodhej aty.
|
19 | Ndërsa Pjetri po mendohej lidhur me vegimin, Fryma i tha: ``Ja, po të kërkojnë tre burra.
|
20 | Çohu, pra, zbrit e shko me ta pa asnjë ngurrim, sepse unë jam ai që t`i kam dërguar``.
|
21 | Atëherë Pjetri zbriti te njerëzit që i ishin dërguar nga Korneli dhe u tha atyre: ``Ja, unë jam ai që kërkoni; cila është arsyeja për të cilën jeni këtu?``.
|
22 | Dhe ata i thanë: ``Centurioni Kornel, njeri i drejtë dhe që e druan Perëndinë, për të cilin gjithë kombi i Judenjve dëshmon, është lajmëruar në mënyrë hyjnore nga një engjëll i shenjtë të të thërrasë ty në shtëpinë e tij për të dëgjuar fjalët që ke për t`i thënë``.
|
23 | Atëherë Pjetri i ftoi të hyjnë dhe i përbujti; pastaj, të nesërmen, shkoi me ta; dhe disa nga vëllezërit e Jopes e shoqëruan.
|
24 | Një ditë më pas hynë në Cezare. Por Korneli po i priste dhe kishte mbledhur farefisin e tij dhe miqtë e tij të ngushtë.
|
25 | Kur hyri Pjetri, Korneli i doli para, i ra ndër këmbë dhe e adhuroi.
|
26 | Por Pjetri e ngriti duke thënë: ``Çohu, edhe unë jam një njeri!``.
|
27 | Dhe, duke biseduar me të, hyri dhe gjeti mbledhur shumë njerëz.
|
28 | Dhe ai u tha atyre: ``Ju e dini se nuk është e ligjshme që një Jude të shoqërohet me një të huaj ose të hyjë në shtëpinë e tij; por Perëndia më dëftoi që të mos e quaj asnjë njeri të papastër a të ndotur.
|
29 | Prandaj, sapo më ftuat të vij, erdha pa kundërshtuar. Tani po ju pyes: për ç`arsye më keni dërguar ftesë?``.
|
30 | Dhe Korneli u përgjigj: ``Para katër ditësh kisha agjëruar deri në këtë orë, dhe në orën e nëntë po lutesha në shtëpinë time, kur ja, një njeri me rroba të shndritshme qëndroi para meje,
|
31 | dhe tha: "Kornel, lutja jote t`u plotësua dhe lëmoshat e tua u kujtuan para Perëndisë.
|
32 | Dërgo, pra, ndonjë njeri në Jope dhe thirre Simonin, të mbiquajtur Pjetër; ai ndodhet në shtëpinë e Simonit, regjës lëkurësh, pranë detit; dhe, kur të vijë, ai do të të flasë".
|
33 | Kështu dërgova menjëherë të të thërrasin, dhe ti bëre mirë që erdhe; tani ne këtu jemi të gjithë në prani të Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që Perëndia të ka urdhëruar``.
|
34 | Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: ``Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm;
|
35 | por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai,
|
36 | sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur paqen me anë të Jezu Krishtit, që është Zoti i të gjithëve.
|
37 | Ju e dini se ç`ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galilea, pas pagëzimit që predikoi Gjoni:
|
38 | se si Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.
|
39 | Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru.
|
40 | Por Perëndia e ringjalli të tretën ditë dhe e bëri që ai të dëftohet,
|
41 | jo mbarë popullit, por dëshmitarëve të paracaktuar nga Perëndia, neve, që hëngrëm dhe pimë me të, mbasi ai u ngjall së vdekuri.
|
42 | Tani ai na urdhëroi t`i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar si gjykatës të të gja-llëve dhe të të vdekurve.
|
43 | Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët, që kushdo që beson në të merr faljen e mëkateve me anë të emrit të tij``.
|
44 | Ndërsa Pjetri ende po i thoshte këto fjalë, Fryma e Shenjtë zbriti mbi të gjithë ata që po e dëgjonin fjalën.
|
45 | Dhe të gjithë besimtarët që ishin të rrethprerë, të cilët kishin ardhur me Pjetrin, u mrekulluan që dhurata e Frymës se Shenjtë u shpërnda edhe mbi johebrenjtë,
|
46 | sepse i dëgjonin duke folur gjuhë të tjera dhe duke madhëruar Perëndinë. Atëherë Pjetri filloi të thotë:
|
47 | ``A mund ta ndalojë dikush ujin, që të mos pagëzohen këta që kanë marrë Frymën e Shenjtë pikërisht si ne?``.
|
48 | Kështu ai urdhëroi që ata të pagëzoheshin në emër të Zotit Jezus. Ata pastaj iu lutën të qëndronte disa ditë me ta.
|