Albanian Bible

Romakëve 12

Romakëve

Return to Index

Chapter 13

1

Çdo njeri le t`i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.

2

Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhërit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin.

3

Sepse eprorët s`ke pse t`i kesh frikë për vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos i kesh frikë pushtetit? Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai,

4

sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen.

5

Prandaj është e nevojshme t`i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes.

6

Sepse për këtë paguani edhe tatimet, sepse ata janë shërbëtorë të Perëndisë, që i kushtohen vazhdimisht këtij shërbimi.

7

I jepni, pra, secilit atë që i takon: tatimin atij që i përket, druajtje atij që është për t`u druajtur, nderimin atij që është për nderim.

8

Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin.

9

Sepse urdhërimet: ``Mos shkel kurorë, mos vraj, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo``, dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: ``Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!``.

10

Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit.

11

Dhe këtë aq më shumë duhet të bëjmë, duke ditur kohën, sepse tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam.

12

Nata u thye dhe dita u afrua; le të flakim, pra, veprat e errësirës dhe të veshim armët e dritës.

13

Le të ecim me ndershmëri, si ditën, jo në orgji dhe në dehje, jo në imoralitet dhe sensualizëm, jo në grindje e në smirë.

14

Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes për mishin, që t`ia kënaqni lakmitë.

Romakëve 14

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: