| Chapter 6 |
1 | Dhe, duke qenë bashkëpunëtorë të tij, ju këshillojmë të mos e pranoni më kot hirin e Perëndisë,
|
2 | sepse ai thotë: ``Në kohë të pëlqyer unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova``. Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.
|
3 | Ne nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë;
|
4 | por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica,
|
5 | në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime,
|
6 | me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të shtirur,
|
7 | me fjalën e së vërtetës, me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësisë në të djathtë dhe në të majtë,
|
8 | në lavdi dhe në çnderim, me emër të mirë dhe me emër të keq;
|
9 | si gënjeshtarë, por të vërtetë; si të panjohur, por të njohur; si njerëz që vdesin, por ja, jetojmë; si të ndëshkuar, por jo të vrarë;
|
10 | si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s`kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.
|
11 | Goja jonë u hap për ju, o Korintas, zemra jonë u bë e gjërë.
|
12 | Ju nuk jeni ngushtë në ne, por ju jeni të ngushtë në zemrat tuaj.
|
13 | Por në shkëmbim po ju flas si fëmijve, bëhuni të gjërë edhe ju.
|
14 | Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç`lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin?
|
15 | Dhe ç`harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç`pjesë ka besimtari me jobesimtarin?
|
16 | Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: ``Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im``.
|
17 | Prandaj ``dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, dhe unë do t`ju pranoj,
|
18 | dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm``.
|