| Chapter 4 |
1 | por ai është nën kujdestarë dhe administratorë deri në kohën e caktuar nga i ati.
|
2 | Kështu edhe ne, sa ishim të mitur, ishim të robëruar nën elementet e botës,
|
3 | por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,
|
4 | që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.
|
5 | Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ``Abba, Atë!``.
|
6 | Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
|
7 | Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi;
|
8 | kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t`u nënshtroheni?
|
9 | Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite.
|
10 | Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju.
|
11 | O vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam si ju; ju lutem, o vëllezër, ju s`më keni bërë asnjë të keqe.
|
12 | Dhe ju e dini se në të kaluarën unë ju predikova ungjillin me dobësi të mishit;
|
13 | dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s`patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet.
|
14 | Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Sepse unë dëshmoj për ju se, po të qe e mundur, ju do të nxirrnit edhe sytë tuaj dhe do të m`i jepnit mua.
|
15 | A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën?
|
16 | Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t`ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre.
|
17 | Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush.
|
18 | Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju!
|
19 | Do të doja tashti të isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e zërit tim, sepse jam ndërdyshas ndaj jush.
|
20 | Po më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin?
|
21 | Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira.
|
22 | Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.
|
23 | Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.
|
24 | Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme; dhe ajo është skllave me bijtë e saj.
|
25 | Ndërsa Jeruzalemi nga lart është i lirë dhe është nëna e ne të gjithëve.
|
26 | Sepse është shkruar: ``Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin``.
|
27 | Kurse ne, o vëllezër, jemi bij të premtimit, sikundër ishte Isaku.
|
28 | Po, sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës, kështu është edhe tani.
|
29 | Po çfarë thotë shkrimi? ``Dëboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me djalin e së lirës``.
|
30 | Kështu, pra, vëllezër, ne nuk jemi bij të skllaves, por të së lirës.
|
31 | Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.
|