| Chapter 3 |
1 | Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë,
|
2 | sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.
|
3 | Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me të.
|
4 | Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari;
|
5 | për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes,
|
6 | midis të cilëve dikur ecët edhe ju, kur rronit në to.
|
7 | Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.
|
8 | Mos gënjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij,
|
9 | edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi.
|
10 | Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.
|
11 | Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin,
|
12 | duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.
|
13 | Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë.
|
14 | Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës!
|
15 | Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!
|
16 | Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t`i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij.
|
17 | Ju bashkëshorte, jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin.
|
18 | Ju bashkëshortë, duaini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre.
|
19 | Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin.
|
20 | Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.
|
21 | Ju shërbëtorë, binduni në çdo gjë zotërinjve tuaj sipas mishit, duke u shërbyer jo vetëm kur ju shohin, sikurse të doni t`u pëlqeni njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, duke druajtur Perëndinë.
|
22 | Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,
|
23 | duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.
|
24 | Por ai që punon padrejtësisht do të marrë shpagimin për gjëra të padrejta që ka bërë, dhe nuk do të ketë anësi për asnjë.
|
25 | Zotërinj, bëni ç`është e drejtë dhe arsyeshme ndaj shërbëtorëve, duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiejt.
|