| Chapter 4 |
1 | Sepse ju e dini se ç`urdhërime ju lamë nga ana e Zotit Jezus.
|
2 | Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria;
|
3 | që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder,
|
4 | jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë,
|
5 | dhe që askush të mos mashtrojë ose t`ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam.
|
6 | Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim.
|
7 | Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë.
|
8 | Sa për dashurinë vëllazërore, nuk keni nevojë që t`ju shkruaj, sepse ju vetë jeni të mësuar nga Perëndia që të doni njeri tjetrin.
|
9 | Sepse ju e bëni këtë ndaj gjithë vëllezërve që janë në gjithë Maqedoninë; por ne ju bëjmë thirrje, vëllezër, që në këtë të shtohemi edhe më shumë.
|
10 | dhe të përpiqeni me kujdes të jetoni në paqe, të merreni me gjërat tuaja dhe të punoni me duart tuaja, ashtu si ju kemi urdhëruar,
|
11 | që të silleni me nder ndaj atyre që janë jashtë dhe të mos keni nevojë për asgjë.
|
12 | Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë.
|
13 | Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur.
|
14 | Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur,
|
15 | sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët;
|
16 | pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.
|
17 | Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë.
|
18 | Sa për kohët dhe për stinët, vëllezër, nuk keni nevojë që t`ju shkruaj,
|