| Chapter 5 |
1 | plakat si nëna, të rejat si motra, me plot dlirësi.
|
2 | Ndero vejushat që janë me të vërtetë të veja.
|
3 | Por në qoftë se një e ve ka djem a nipa, këta le të mësojnë më parë të tregojnë perëndishmëri ndaj atyre të familjes së vet dhe t`ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë.
|
4 | Dhe ajo që është me të vërtetë e ve, dhe ka mbetur e vetme, e ka shpresën në Perëndinë dhe qëndron në lutje dhe në të falura natë e ditë.
|
5 | Ndërsa ajo që jeton e shthurur, ndonëse rron, është e vdekur.
|
6 | Porosit edhe këto gjëra, që të jenë të patëmeta.
|
7 | Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.
|
8 | Një e ve të regjistrohet në listën e vejushave, po të jetë jo më e re se gjashtëdhjetë vjeçe, të ketë qenë bashkëshorte e një burri të vetëm,
|
9 | dhe të ketë dëshminë për vepra të mira: që i ka rritur fëmijët e saj, ka pritur të huajt, ua ka larë këmbët shenjtorëve, ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar vazhdimisht çdo vepre të mirë.
|
10 | Po mos i prano vejushat më të reja, sepse, duke u dhënë pas dëshirave të tyre, ngrihen kundër Krishtit, duan të martohen,
|
11 | duke tërhequr mbi vete një dënim, sepse kanë shkelur besimin e parë.
|
12 | Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.
|
13 | Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të kenë fëmijë, të bëhen zonja shtëpie dhe të mos i japin kundërshtarit asnjë shkak për të përfolur;
|
14 | sepse disa tashmë devijuan për të ndjekur Satanin.
|
15 | Në qoftë se ndonjë besimtar ose besimtare ka vejusha, le t`i ndihmojë e të mos bëhen barrë kishës, e cila mund të ndihmojë ato që janë me të vërtetë të veja.
|
16 | Pleqtë që e drejtojnë mirë parësinë në kishë, le të nderohen dyfish, sidomos ata që mundohen me fjalë e me mësim.
|
17 | Sepse Shkrimi thotë: "Mos ia lidh gojën kaut që shin në lëmë", dhe: ``Punëtori e ka hak mëditjen e tij``.
|
18 | Mos prano asnjë padi kundër një plaku, veçse kur ka dy ose tre dëshmitarë.
|
19 | Ata që mëkatojnë qortoji përpara të gjithëve, që edhe të tjerët të kenë frikë.
|
20 | Unë të vë në be përpara Perëndisë, dhe Zotit Jezu Krisht dhe engjëjve të zgjedhur, që t`i zbatosh këto gjëra pa paragjykime, dhe mos bëj asgjë me anësi.
|
21 | Mos i vër duart askujt me ngut dhe mos u bëj pjestar në mëkatet e të tjerëve; ruaje veten të pastër.
|
22 | Mos pi më ujë, por përdor pak verë për stomakun tënd dhe për sëmundjet e tua të shpeshta.
|
23 | Disa njerëzve mëkatet u duken sheshit edhe përpara gjyqit, ndërsa të tjerëve u duken më pas.
|
24 | Gjithashtu edhe veprat e mira duken; por edhe ato që janë ndryshe nuk mund të mbeten të fshehura.
|
25 | Të gjithë skllevërit që janë nën zgjedhë le t`i çmojnë zotërinjtë e tyre të denjë për çdo nderim, që të mos shuhen emri i Perëndisë dhe doktrina.
|