| Chapter 4 |
1 | prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë.
|
2 | Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët
|
3 | dhe do t`i largojnë veshët nga e vërteta e do t`i sjellin drejt përrallave.
|
4 | Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde.
|
5 | Sa për mua, po derdhem si ofertë pije, dhe koha e nisjes sime arriti.
|
6 | Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.
|
7 | Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë që Perëndia, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashuri të shfaqurit e tij.
|
8 | Përpiqu të vish shpejt tek unë,
|
9 | sepse Dema më la, sepse deshi këtë botë, dhe iku në Thesaloniki; Kreshenci në Galati, Titi në Dalmaci.
|
10 | Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë.
|
11 | Tikikun e dërgova në Efes.
|
12 | Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troadë, pranë Karpit, dhe librat, sidomos pergamenat.
|
13 | Aleksandri, remtari, më bëri shumë të këqija; Zoti ia shpagoftë sipas veprave të tij.
|
14 | Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i fjalëve tona.
|
15 | Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj.
|
16 | Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi, që me anën time predikimi i ungjillit të kryhej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë johebrenjtë; dhe unë shpëtova nga goja e luanit.
|
17 | Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen.
|
18 | Të fala Prishilës dhe Akuilës dhe shtëpisë së Onesiforit.
|
19 | Erasti mbeti në Korint, por Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.
|
20 | Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit.
|
21 | Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde! Hiri qoftë me ju! Amen.
|
22 | Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë,
|