| Chapter 4 |
1 | Në fakt neve si edhe atyre u ishte shpallur lajmi i mirë, por fjala e predikimit nuk u dha dobi fare, sepse nuk qe e bashkuar me besimin tek ata që e dëgjuan.
|
2 | Sepse ne që besuam hyjmë në prehje, siç tha ai: ``Kështu u përbetova në mërinë time: nuk do të hyjnë në prehjen time``, ndonëse veprat e tij u mbaruan që kur se u krijua bota.
|
3 | Sepse diku ai ka thënë kështu për të shtatën ditë: ``Dhe Perëndia u preh të shtatën ditë nga të gjitha veprat e tij``;
|
4 | dhe po aty: ``Nuk do të hyjnë në prehjen time``.
|
5 | Mbasi, pra, mbetet që disa të hyjnë në të, ndërsa ata që u ungjillzuan më përpara nuk hyjnë për shkak të mosbesimit të tyre,
|
6 | ai cakton përsëri një ditë: "Sot", duke thënë, mbas kaq kohe, me gojën e Davidit: ``Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos u bëni zemërgur``.
|
7 | Sepse, në qoftë se Jozueu do t`u kishte dhënë prehje, Perëndia nuk do të kishte folur për një ditë tjetër.
|
8 | Mbetet, pra, një pushim i së shtunës për popullin e Perëndisë.
|
9 | Sepse kush ka hyrë në prehjen e tij, ka bërë pushim edhe ai nga veprat e veta, ashtu si Perëndia nga të tijat.
|
10 | Le të përpiqemi, pra, të hyjmë në atë prehje, që askush të mos bjerë në atë shëmbull të mosbindjes.
|
11 | Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.
|
12 | Dhe nuk ka asnjë krijesë që të jetë e fshehur para tij, por të gjitha janë lakuriq dhe të zbuluara para syve të Atij, të cilit ne do t`i japim llogari.
|
13 | Duke pasur, pra, një kryeprift të madh që ka përshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Perëndisë, le të mbajmë fort rrëfimin tonë të besimit.
|
14 | Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t`i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar.
|
15 | Le t`i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje.
|
16 | Sepse çdo kryeprift, që merret prej njerëzve, vihet kryeprift mbi njerëzit për gjërat që kanë të bëjnë me Perëndinë, për të ofruar dhurata dhe flijime për mëkatet;
|