| Chapter 1 |
1 | Sepse u gëzova shumë kur erdhën disa vëllezër dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, se si ecën ti në të vërtetën.
|
2 | Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën.
|
3 | Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt.
|
4 | Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të gujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë,
|
5 | sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë.
|
6 | Ne e kemi për detyrë, pra, t`i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës.
|
7 | I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret.
|
8 | Prandaj, po të vij, do t`i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t`i presin e i përjashton nga kisha.
|
9 | Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë.
|
10 | Për Demetrin të gjithë dëshmojnë, madje edhe vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.
|
11 | Kisha shumë për të të shkruar, por nuk dua të të shkruaj me bojë e penë;
|
12 | por shpresoj të të shoh së shpejti dhe do të flasim gojarisht.
|
13 | Paqja me ty. Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një për një.
|
14 | Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëllai i Jakobit, të thirrurve që u shenjtëruan në Perëndinë Atë dhe të ruajtur në Jezu Krisht:
|